Futboll Premier League Sport

RRËFEHET MBI SEKRETIN 34-VJEÇAR/ Trajneri Klopp: Është çështje private, mbaj syze qëkur…

Jurgen Klop është një ndër trajnerët më të mirë në qarkullim duke fituar disa trofe të rëndësishëm në karrierën e tij si teknik.

Karakteristike për gjermanin janë syzet të cilat e shoqërojnë në çdo ndeshje, por risia e këtij sezoni ishte se Klop u shfaq pa syze në ndeshjen e parë të Liverpulit në kampionat. Arsyeja është se tekniku ka bërë një operacion, por këtë gjë e ka shpjeguar në një intervistë për gazetën gjermane ‘’Bild’’:

‘’Është një çështje tërësisht private, por mund t’ua shpjegoj ndonjëherë. Unë kam mbajtur syze që kur isha 10 vjeç, tani jam 44. Problemi në vitet e fundit ishte se syzet nuk mund të korrigjonin më shikimin tim të dobët

Zgjidhja për këtë ishte një ndërhyrje e vogël. Nuk ishte as laser as asgjë, por më bëri të shoh pa syze për momentin. Mendoj se fytyra ime është e çuditshme pa syze, por nuk më duhen më’’, tha Klop.

Related posts

E ARDHMJA ALLEGRIT NË DILMË/ Shtohen kuotat e Deschamps për trajner të Juventusit

Delo.autor

LUMTURON TIFOZËT “ZIKALTËR”/ Moratti: Inter tentoi për “Pleshtin”, do të provojë sërish

Delo.autor

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” përfitojnë një penallti, sulmuesi Depay nuk fal nga pika e badhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment