Futboll Sport

ROSHI I BASHKOHET CIKALLESHIT NË TURQI/ Zbulohet rroga marramendëse që do përfitojë

Një “raketë” shqiptare në Turqi! Nuk është titulli i një paralajmërimi për luftë, por kalimi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në futbollin turk.“Panorama Sport” ka siguruar ekskluzivisht foton e mesfushorit të Kombëtares, teksa nga dashamirës të gazetës është parë në aeroportin e Stambollit gjatë pasdites së djeshme. Pritet që mesfushori sot të paraqitet në skuadrën e Ligës së Parë turke, Boluspor. Burime të sigurta i treguan gazetës se mesfushori do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon, duke përfituar në total 250 mijë euro në vit.

ROSHI NË TURQI

Odise Roshi është një futbollist i lirë këtë verë. Prej disa javësh, ai është i lirë, pasi përfundoi kontratën me skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, Akhmat Grozni. Futbollisti i Kombëtares deklaroi pak kohë më parë për gazetën se Turqia është një destinacion i mundshëm për të ardhmen e tij.

Dje, “Panorama Sport” ka siguruar një fotografi të mesfushorit, duke u akomoduar në aeroportin e Stambollit, në Turqi. Lidhur me këtë, burime të besueshme të gazetës kanë bërë me dije se destinacioni i tij ishte skuadra e Bolusporit./Panorama

Related posts

BARCELONA HAP ARKËN/ 207 milionë euro në dy merkatot e fundit dimërore

Delo.autor

VIDEO/ Këto janë puthjet më “romantike” të historisë së futbollit

Q.Autor

(VIDEO) Bundesliga/ Dortmund kapërcen krizën, arrin fitoren e parë pas 8 ndeshjesh

Q.Autor

Leave a Comment