Futboll La Liga Sport

“PAS TË DASHURËS SIME KE QENË PARTNERI…”/ Dani Alves ka një mesazh për Leo Messin (FOTO)

Dani Alves ka kaluar një kohë të gjatë me Leo Messin, plot 8 vite, duke fituar gjithçka bashkë. Ishte periudha më e lumtur mes vitit 2008 dhe 2016.

Braziliani, ndër të tjera fitues i trofeut të 43-të në karrierën e tij – si askush tjetër në historinë e futbollit – ka reaguar pas ceremonisë së lamtumirës së Leo Messit nga Barcelona.

38-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë admirimin e madh për yllin argjentinas, për të cilin zgjedh këto fjalë në postimin e kryer në rrjetet sociale:

“Je më i madhi i të mëdhenjve. Pas të dashurës time, ke qenë partneri im më i mirë. Faleminderit për gjithçka dhe për ne, faleminderit që ndave kaq shumë dhe faleminderit që më lejove të isha pjesë e historisë tënde“.

Related posts

SERIE A/ De Vrij: Te Lazio nuk më flasin, zero shanse për rinovim

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kualifikim me vuajtje, Laçin e nderon Nuabueze kundër Egnatias

Delo.autor

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Lewandowski realizon “poker” golash ndaj Hertha berlin

Delo.autor

Leave a Comment