Futboll Kategoria Superiore Sport

TRANSFERIMET E DEKADËS/ Kukësi për rekord botëror. Ja shifra që kanë përfituar klubet shqiptare…

Për transferimet e kryera në 10 vitet e fun dit në botë janë shpenzuar në total 48.5 miliardë dollarë. Plot 133 mijë shitblerje dhe dhënie me huazim që nga viti 2011 deri në 2020.

FIFA zbulon në analizën e saj të botuar në faqen zyrtare se si janë shpenzuar 2.85 miliardë dollarë para 10 vitesh me rekordin e shpenzuar në vitin 2019, kur shifrat u rritën në 7.35 miliardë.

Në vitin e kaluar u regjistruan 5.63 miliardë dollarë. Shifra të mëdha që të bëjnë të mendosh se e rëndësishme është merkatoja me lojtarët që lëvizin sa në një kontinent të tjetrin, sa në një shtet në tjetrin dhe sa në një qytet në tjetrin.

Të gjitha këto të faktuara dhe të protokolluara nga qeveria e futbollit. Nuk mungojnë në këtë vlerësim të bërë nga FIFA dhe klubet e Superiores shqiptare.

KUKËSI PËR REKORD BOTËROR

Në bilancin e 10 viteve të fundit të publikuar nga FIFA për të gjitha transferimet në botë, bien në sy edhe disa të dhëna interesante, madje edhe shqetësuese për Shqipërinë dhe klubet e saj të futbollit.

Në total, sipas asaj që raporton FIFA, klubet shqiptare kanë përfituar gjatë 10 viteve një shumë prej 8.2 milionë dollarësh. Natyrisht, kjo është shifër zyrtare, sepse shpesh klubet te ne, por edhe në vende të huaja, nuk raportojnë shifrat e sakta të transferimit të lojtarëve.

Ndërkaq, bie në sy se klubet tona në 10 vitet e fundit kanë shpenzuar afro 1.3 milionë dollarë për të blerë futbollistë të ndryshëm, përfshi vendës dhe të huaj. Dhe këtu ka një detaj që përfshin Kukësin si një nga klubet që ka lënë më shumë futbollistë të lirë pa përfituar asnjë lek.

Nga të dhënat e FIFA-s rezulton se Kukësi është klubi i 14-të në botë që ka lënë më shumë lojtarë të lirë në dekadën e fundit.

Klubi verilindor ka larguar 93 lojtarë pa u marrë asnjë kacidhe, duke demonstruar edhe një herë se menaxhimi është një hallkë e dobët e futbollit shqiptar.

Vendin e parë në botë për largim lojtarësh me parametër zero e mbante klubi Albileks nga Singapori me 160 futbollistë.

Related posts

Lazio – Roma, formacionet zyrtare të derbit drithërues

Sadik.Autor

“NUK PATI PËRQËNDRIM”/ Kampioni i Botës: Ja pse PSG-ja u mposht nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

“PENALLTIA FATALE”/ Mourinho: E dija që do të humbisnim ndeshjen kur erdhi…

Isa.Autor

Leave a Comment