Futboll Seria A Sport

“VËMË BAST QË…”/ Shpresë për duet me CR7 dhe Kane, “çmendet” rrjeti pas largimit të Messit (FOTO+VIDEO)

Lajmi i largimit të Lionel Mesit ka ndezur jo vetëm shumë shpresa në radhët e tifozerive të ndryshme, por në të njëjtën kohë kanë sjellë edhe mjaft ironi në rrjetet sociale, diçka që nuk i ka shpëtuar shumë mediave të ndryshme për të bërë lajm.

Gjithsesi, nëse flasim për shpresë, ajo më e madhja i përket ultrasve të Juventusit, të cilët duke parë edhe shtimin e kapitalit nga ana e presidentit Anjeli me 400 milionë euro të tjera, ëndërrojnë për herë të parë në jetë një dyshe sulmuese me Kristiano Ronaldon.

Fantazi apo jo, kjo duket e vështirë të ndodhë duke parë pandeminë, ndonëse në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Ndërkohë, shumë ironi kanë bërë tifozët e Totenhemit, të cilët tashmë janë tepër të nervozuar me yllin e tyre Herri Kejn. Fakti që Mesi ka dalë në merkato dhe Mançester Siti mund të heqë dorë nga gjiganti anglez për argjentinasin, shumë prej tyre kanë ironizuar: “Vëmë bast që pas rebelimit nesër Kejn kthehet në stërvitje me Totenhemin. Fundja përpara Mesi, Guardiola as që do ia hedhë sytë”.

Në të njëjtën prizëm edhe tifozët e Interit, të cilët duke parë se tashmë janë gati që të humbnin liderin e tyre, Romelu Lukaku, fansat zikaltër i kanë kërkuar Çelsit: “E sheh, u lirua Mesi. Ju lutemi, hidhini sytë nga Leo dhe na bëni edhe neve të lumtur”.

Related posts

MERKATOJA E BUJSHME/ Klubi kosovar “rrëmben” sulmuesin e Tiranës…

Delo.autor

PA LIONEL MESSIN NË EKIP/ Çavi Hernandez regjistron rekordin më të keq të trajnerëve të fundit të Barcelonës

F.autor

“EURO 2020″/ Kosova nis shitjen e biletave për sfidën miqësore, ja sa kushtojnë

Delo.autor

Leave a Comment