Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Teuta godet në merkato, kampionët prezantojnë ish-mesfushorin e Tiranës…

Tashmë është zyrtare, ish-mesfushori i Tiranës, Reuben Akuah, rikthehet në Kategorinë Superiore pas plot 4-vitesh.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi durrsak ka prezantuar si afrimin më të ri në merkato, futbollistin 24-vjeçar, i cili në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanellën e Ried, LASK, apo edhe Lokomotivës së Zagrebit. Së fundmi ganezi ishte pjesë e skuadrës kroate.

NJOFTIMI ZYRTAR I TEUTËS:

Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Reuben Acquah. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim, lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve. Acquah, mesfushori me shtetësi (Ganeze) do të jetë pjesë e bluve pas eksperiencës tek disa ekipe si, Ried, Lask apo Lokomtiva Zagreb. KF Teuta ka gjetur gjuhën e përbashkët me lojtarin, me marrëveshjen që u finalizua ditët e sotme.

Related posts

BARAZIMI NË “OLD TRAFFORD”/ Batuta e Jurgen Klopp me Solskjaer: Ta marrë dreqi, çfarë ndeshje m**i!

Delo.autor

Mijëra euro nga Flamurtari, refuzon sulmuesi i Shkëndisë

Sadik.Autor

7 GOLA NË 7 NDESHJE/ “Bomberi” Piatek “dhuron” një tjetër “trepikësh”, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment