Futboll Ligue 1 Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Boateng rigjen Messin, zgjedh skuadrën franceze si destinacion

Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane dhe Bajernit të Mynihut, Zherom Boateng më në fund ka gjetur skuadër. Pasi ngeli pa ekip në fund të sezonit, Zherom kishte vështirësi në gjetjen e një skuadre e cila do t’i plotësonte kushtet e tij.

Por, kjo nuk vonoi shumë dhe Boateng arriti një marrëveshje me klubin e njohur francez, Olimpik Lion. Lojtari kaloi me sukses testet mjekësore ditën e djeshme dhe nënshkroi një kontratë me francezët. Kujtojmë që Boateng do të transferohet me kosto zero pasi kontrata e tij me Bajernin përfundoi në fund të muajit qershor.

Klubi gjerman nuk harroi t’i uronte atij suksese në këtë aventurë të re pas gati një dekade në Mynih ku Boateng fitoi dy herë tripletën dhe shumë kampionate kombëtare. Zherom ishte gjithashtu pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 kur “pancerat” fituan kupën e Botës në Brazil.

Related posts

“RONALDO DUHET BURGOSUR”/ Mbrojtësi i Zvicrës i kthen përgjigje epike Evra…

Delo.autor

NUK PËRMBAHEN ANGLEZËT/ Manchester United ofron 30 milionë euro për yllin e Realit! Perez e shet vetëm me 1 opsion

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Shakhtar Donetsk-Inter. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment