Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Holanda mposht me “POKER” Malin e Zi, Depay “HERO” me dopietë

Holanda e ka mundur Malin e Zi me rezultat 4-0 sonte, në një ndeshje ku shihen nuancat e asaj Holande që të gjithë e adhurojnë. Depay (38, 62) shënoi dy gola për Holandën derisa në listën e realizatoreve hyri edhe Wijnaldum (70) dhe Gakpo (76)

Holanda e ka mundur me rezultat të thellë Malin e Zi në Eindhoven sonte, për të filluar ngritjen e saj në tabelë të Grupit G të kualifikimeve për në Botërorin, Katar 2022.

Pjesa e parë filloi e baraspeshuar me Malin e Zi që mbrohej dhe tentonte të kundërsulmonte dhe Holandën që vazhdimisht kishin posedimin e topin.

Deri në minutën e 37-të malazezët arritën që të mbrohen shumë mirë por një depërtim i Depay në zonë bëri që të këtë ndërhyrje në të dhe të shkaktohet penallti, të cilën në gol e shndërroi po Depay në minutën e 38. Me këtë rezultat minimal do të përfundonte pjesa e parë. Në pjesës e dytë Holanda shënoi tre gola.

Depay përsëri do të shënonte gol në minutën e 62-të pasi që mori një top të mirë nga Gakpo. Ish mesfushori i Liverpoolit, Wijnaldum do të shënonte golin e tretë në minutën e 70. Ai mori një top të mirë nga Berghuis duke e gjetur vetën para portierit dhe shënuar gol.

Goli i fundit në këtë ndeshje erdhi në minutën e 76 ku Malacia bëri një pasim për Gakpo i cili goditi dhe shënoi golin më të mirë në këtë mbrëmje.

Holanda pas kësaj fitoreje ka 10 pikë dhe është në vendin e dytë, derisa në vendin e parë është Turqia me 11 pikë.

Related posts

MILAN PRANË GODITJES SË MADHE/ Boban fluturon drejt Madridit

F.autor

Blerja e bujshme e Liverpool mund të jetë ylli i Milan

Sadik.Autor

JUVJA NUK NJEH KONKURRENT/ Allegri: “Inter na VENDOSI në vështirësi, por ja dolëm”

Isa.Autor

Leave a Comment