I pakategorizuar

BOTËRORI 2022/ Goli i Martial nuk mjafton, Franca ndan pikët me Ukrainën

Franca ka bërë edhe një hap sonte fals në rrugën e tyre për kualifikimin në Botërorin, Katar 2022. Kampioni i Botës barazoi 1-1 me Ukrainën në Kiev. Shaparenko (44) shënoi për Ukrainën kurse barazoi Martial (50) për Francën

Pas barazimit në Strasburg me Bosnje Hercegovinën, Franca ka barazuar edhe sonte në Kiev kundër Ukrainës me rezultat të njëjtë 1-1. Ishte edhe ky një hap fals i Francës për në rrugën e tyre për Katar 2022. Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Ukrainën të cilët të përkrahur edhe nga tifozët vendas arritën që të sulmojnë vazhdimisht portën e Lloris.

Kështu nga presioni i vazhdueshëm Ukraina do të shënonte gol në minutën e 44-të të ndeshjes. Ishte një gol i bukur i shënuar nga Shaparenko që bëri që skuadra vendase të shkonte në pushim të pjesës së parë me një gol epërsi.

Në pjesën e dytë ishin francezët që filluan që të sulmojnë vazhdimisht. Ata do të barazonin rezultatin në minutën e 50-të të ndeshjes ku Anthony Martial do të gjendej mirë në një tollovi në zonë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Franca gjatë tërë pjesës tjetër të ndeshjes vazhdoi sulmet dhe arriti që në minutën e 74 Diaby goditi shtyllën. Franca dominoi takimin edhe në pjesën tjetër të mbetur të ndeshjes por pa arritur që të shënojë derisa Ukraina arriti që të mbrohej shumë mirë.

Franca mbetet në vendin e parë me 9 pikë në Grupin D por tani ka 4 pikë më pak se Finlanda që ka 5 pikë por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Related posts

“PLAS” NË SHKODËR/ Konfliktohet TIFOZËT e Tiranës me njëri tjetrin

Isa.Autor

“KORONAVIRUS”/ Tare: Shqetësim, por pranojmë çdo masë; Inzagi: Të ndalet kampionati, jo të luhet pa tifozë

F.autor

TRONDITËSE/ Tifozët e Swansea tallen me vdekjen e Emiliano Salah, publikojnë bileta avioni me emrin e tij

F.autor

Leave a Comment