Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Kroacia mposht Sllovakinë falë golit të Brozovic

Kroacia ka arritur fitore të madhe në Sllovaki me rezultat minimal 0-1. Mesfushori i Interit Brozovic ishte heroi i kësaj ndeshje pasi që shënoi një gol të bukur në minutën e 86-të për Kroacinë. Kjo fitore e barazon Kroacinë me pikë me Rusinë.

Kroacia ka arritur një fitore të rëndësishme sonte në Bratisllavë ku e ka mposhtur kombëtaren e Sllovakisë.

Ishte një ndeshje kjo e dominuar me raste dhe posedim më shumë nga Kroacia, të cilët në fund kthehet në Zagreb me tri pikë në xhep.

Rastin e parë për kroatët e patën në minutën e 11-të me Orsic i cili edhe pse pati mundësi të mirë për të goditur bëri një goditje të keqe e cila përfundon jashtë.

Në pjesën e parë, përpos rastit të Orsic nuk pati raste të tjera dhe Kroacia dhe Sllovakia shkuan në zhveshtore me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë vazhdoi e njëjta rutinë e skuadrave të cilat nuk kishin tentime në gol por që vazhdimisht qarkullonin topin në mesfushë.

Kështu goli do të vinte në minutën e 86-të.

Ishte Marcelo Brozovic që shënoi pas rikthimi të topit të ai në zonë të rreptësisë për t’i dhënë kështu epërsinë skuadrës kroate.

Për nëntë minuta lojë, Kroacia arriti që ta ruajë rezultatin dhe sonte ata do të kthehen në Zagreb me 3 pikë të fituara.

Kështu, tani ata janë në vendin e dytë të Grupit H me 10 pikë. Vazhdon në këtë grup të jetë e para Rusia e cila ka 10 pikë po ashtu por ka golëdallim më të mirë se Kroacia.

Related posts

SERIE A/ Spalletti: Rafinha dhe Cancelo largohen, Icardi vendos vetë

Sadik.Autor

Arsenal shfaq interes për mbrojtësin e Borussia Dortmund

Sadik.Autor

ROMA-MILAN/ Veretout ndëshkon portierin Donnarumma me një “PERLË” dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment