Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Polonisë i buzëqesh fati, ylli i Anglisë dëmtohet dhe braktis grumbullimin. Ja emri…

Sulmuesi Zhadon Sanço është larguar nga grumbullimi me Anglinë pas një dëmtimi që ka pësuar në stërvitje në fillim të kësaj jave.

21-vjeçari nuk u aktivizua në fitoren e thellë 0-4 të ‘’3 Luanëve’’ kundër Hungarisë, por mesa duket drejtuesit kanë vendosur që ta lënë të lirë të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës te Mançester Junajtid, pasi është e pamundur që të rikuperohet në kohë për tu aktivizuar në dy ndeshjet që Anglia do të luajë në ditët në vijim ndaj Andorrës dhe Polonië.

Një lajm i mirë ky për polakët që do të kërkojnë një rezultat pozitiv nga Anglisë për të forcuar pozitat në Grupin I ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Ndërkohë Solskjaer shpreson ta ketë sulmuesin gati për sfidën e 11 shtatorit kundër Njukastëllit në ndeshjen ku pritet të bëjë debutimin e shumë pritur dhe ylli portugez Kristiano Ronaldo.

Related posts

ISH-PILOT NË FORMULA 1/ Felipe Massa: Ai do ta fitojë titullin kampion më shpejt se Verstappen dhe Vettel

Delo.autor

FORMULA 1/ Shefi i Ferrarit i kënaqur: Arritëm objektivin, ky ishte maksimumi ynë

Delo.autor

VAR “anonim” në Spanjë, trajneri i “Furisë së Kuqe” informohet përpara nisjes së Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment