Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Nuk ndalet me goditjet në merkato, Kukësi prezanton mbrojtësin 26-vjeçar…

Kukësi godet sërish në merkato, klubi verilindor ka prezantuar ditën e sotme dhe blerjen e radhës, Kristi Markun. Mbrojtësi 26-vjeçar është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Partizanit, Flamurtarit dhe Lushnjës.

Gjithashtu Marku më parë është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan dhe Honved. Kristi Marku ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me skuadrën verilindore. Marku kishte dalë prej disa kohësh në stërvitjen me Vllazninë, por në fund ka zgjedhur verilindorët.

Lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit 26-vjeçar e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen ish-lojtarit të Partizanit dhe Flamurtarit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Zyrtare! Kristi Marku është futbollist i Kukësit

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtësi Kristi Marku është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

⚽️ Qendërmbrojtësi e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur në të shkuarën me Partizanin, Flamurtarin e Lushnjen, teksa është aktivizuar edhe me ekipe si Trans Narva, Pyunik Jerevan, e Honved.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Marku me fanellen e ekipit tonë. Mirësevjen Kristi 🇦🇱

📸 @photosport.al”

Related posts

ERDHI ME BUJË TË MADHE NË MERKATON E VERËS/ Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin

F.autor

KLUBI LEGJENDAR RREZIKON ZHDUKJEN/ Zidane: Shpresoj që situata të ndryshojë, kanë…

Delo.autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Genoa. Rezultati 3-2

Delo.autor

Leave a Comment