Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht Kampionët e Europës falë golit të Chiesas

Juventusi ka arritur të marrë një fitore me vlerë ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Çelsit duke e mposhtur minimalisht 1-0 në stadiumin “Allianz”.

Pas një pjese të parë të vakët ku bardhezinjtë kishin vetëm një rast kundërsulmi me Federiko Kiezën, “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh me Kiezën i cili tregohet i saktë vetëm 10 sekonda sapo kishte filluar fraksioni i dytë i lojës pas një super aksioni të shpejtë.

Me këtë sukses bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit ruajnë vendin e parë të grupit H me pikë të plota, me 6 pikë ndërsa Çelsi pas kësaj disfate renditet në vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Zeniti, por deçizive është ndeshja direkte ku blutë e Londrës triumfuan ndaj rusëve në ndeshjen e parë.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Pas një asist nga Çinedu, Skuka ndëshkon Tiranën (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Supersfida Barcelona-Inter, zbulohet arbitri që do të drejtojë duelin në “Camp Nou”

F.autor

I BEFASUAR NGA PUNA E PALODHUR E CR7/ Ramsey: Ronaldo është i jashtëzakonshëm

Delo.autor

Leave a Comment