Futboll Seria A Sport

E TURPSHME TEK LAZIO/ Fyerje dhe kërcënime nga tifozët për djalin e Tare-s. Ja si përgjigjet 17-vjeçari… (FOTO)

“Sido që të shkojë, gjithmonë Forza Lazio!”.

Ky është mesazhi i shkruar në rrjetet sociale nga Etienne Tare, djali i Igli Tare-s, drejtuesi i bardhekaltërve.

17-vjeçari ka publikuar fyerjet dhe kërcënimet që ka marrë ai dhe babai i tij nga disa “tifozë”.

Të turpshme fjalët që lexohen në pjesët e publikuara nga Etienne, mes vdekjes së uruar dhe kërcënimeve të ndryshme.

Kjo ka qenë përgjigja e Etienne pas fyerjeve dhe kërcënimeve:

“Jam lacial që në fëmijëri, festoj gjithmonë sa herë fiton Lazio, dëshpërohem kur humbim. I vesh këto ngjyra me krenari dhe ndjenjë përkatësie. Respektoj çdo kritikë, sepse liria e fjalës dhe e shprehjes janë gjërat më të bukura që ekzistojnë”, ka shkruar djali i Igli Tares.

“Por besoj se këtë herë është tejkaluar masa. Më vjen keq të lexoj fjalë të tilla, mund të mos jemi dakord me disa zgjedhje, mund të kritikojmë, por respekti nuk duhet të mungojë kurrë. KURRË. Kundrejt meje, babait tim dhe familjes sime”.

Related posts

“KAM PASUR SULMUES QË…”/ Ancelotti: Do të shënojë 20 gola? Unë pres 30 nga ai

Delo.autor

NJË TJETËR BETEJË NË HORIZONT/ “Los Blancos” dhe Barcelona në sulm për yllin e Serisë A…

Delo.autor

E FUNDIT/ Humbi 3-0 në tavolinë dhe mori -1 pikë penalizim, reagon Napoli

Delo.autor

Leave a Comment