Futboll Sport

“DUHET T’U VIJË TURP”/ “Shpërthen” Mancini: Këto janë autostradat italiane. Vjen në mesnatë dhe… (FOTO)

Roberto Mancini nuk ka patur kohë të shijojë fitoren bindëse të marrë nga Italia kundër Lituanisë mbrëmjen e djeshme, sepse është përballur me një moment të papëlqyeshëm pas ndeshjes: një autostradë e bllokuar dhe asnjë mesazh paralajmërues.

Trajneri i axurrëve ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh që ka shpjeguar atë që i ka ndodhur natën e djeshme.

“Këto janë autostradat italiane. Vjen në mesnatë dhe gjen autostradën e mbyllur pa asnjë mesazh që lajmëron se është e mbyllur”, ka shkruar Mancini.

“Duhet t’u vijë turp. Turp”, ka qenë shpërthimi i trajnerit kampion i Europës.

Related posts

Një shqiptar shkëlqen mes ”yjeve” të Zvicrës!

Sadik.Autor

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” nuk dinë të ndalen, shënon Pique

Delo.autor

Emri më i lakuar për sulmin, Partizani në negociata me “BOMBERIN” shkodran

Isa.Autor

Leave a Comment