Sport Të tjera

E BUJSHME NGA KOMITETI OLIMPIK/ Asnjë nga sportistët afganë që ishte në Olimpiadë nuk është kthyer në atdhe

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka bërë me dije se asnjë nga sportistët afganë që morën pjesë në Lojërat Olimpike dhe ata Paraolimpike, nuk është rikthyer në vendlindje. Bëhet fjalë për 7 sportistë në total (2 ishin me aftësi të kufizuara).

“Si rezultat i mbështetjes tonë, të gjithë sportistët nga Afganistani që morën pjesë në Olimpiadë tashmë ndodhen të akomoduar në vende të tjera. Gjithashtu, edhe 2 sportistë afganë që do të jenë në Olimpiadën dimërore po stërviten jashtë këtij vendi, me shpresën që të kualifikohen”, tha Bach.

“Gjithsesi, një numër i konsiderueshëm anëtarësh të olimpizmit afgan kanë marrë viza humanitare dhe mund të largohen nga vendi i tyre. Janë më shumë se 100 persona të tillë që kanë përfituar nga kjo ndihmë e jona”, u shpreh Thomas Bach.

Related posts

E sigurt/ Sulmuesi i Milan do të shkojë në La Liga tek klubi i…

Isa.Autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Fernandes, Martial ndëshkon Cityn (VIDEO)

Delo.autor

PËSON INFARKT…/ Ky është momenti kur trajneri ndjehet keq në pankinë

F.autor

Leave a Comment