Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Disiplina nuk fal Sarrin pas sherrit në fund të Milan-Lazio, ja dënimi që merr tekniku…

Dy ndeshje skualifikim për Maurizio Sarri, trajneri i Lazios: ky është vendimi i gjyqtarit të sportit Gerado Mastrandrea, pas kartonit të kuq në fund të ndeshjes kundër Milanit.

Motivimi thotë “sepse, në fund të ndeshjes, ka kërkuar një konfrontim verbal me një lojtar të ekipit kundërshtar, duke supozuar një qëndrim frikësues dhe duke u përfshirë kundër tij me fjalë kërcënuese. Ai më pas sfidoi vendimin e gjyqtarit duke shqiptuar shprehje blasfemuese”.

Trajneri do të humbasë Lazio-Cagliari dhe Torino-Lazio, ndërsa nuk ka masa kundër lojtarëve.

Sarri u konfrontua me Saelemaekers ne fund te ndeshjes Milan-Lazio 2-0, teksa ishin sekondat e fundit dhe po mbahej topi nga kuqezinjte.

Related posts

RENDITJA E FIFA-s/ Fitorja historike me Serbinë dhe triumfi në miqësore, Shqipëria ngjitet me 5 vende, Kosova vendos rekord

F.autor

ETHET E DITËS SË FUNDIT NË MERKATON E SUPERIORES/ Flet shefi i garave i FSHF: Afati deri në…

Delo.autor

PRANOI SE CR7 LA NJË BOSHLLËK TEK REALI/ Toni Kroos: Largimi i Ronaldos, kënaqi…

Delo.autor

Leave a Comment