Futboll La Liga Sport

SHIFRAT/ Simeone vendos një rekord të pabesueshëm, askush nuk ka fituar më shumë… duke shitur lojtarë

Diego Simeone është një trajner i cili ka bërë emër në vitet e fundit në futbollin europian. Ai ka ndryshuar padyshim historinë e Atletikos së Madridit, duke i dhënë dy tituj kampion kësaj skuadre, si dhe trofe të tjerë të shumtë, duke arritur të çojë ekipin edhe finalen e Ligës së Kampioneve dy herë.

Por nuk janë vetëm rezultatet ato që bëjnë mbresëlënëse etapën e tij si trajner dhe nuk është rastësi që ai është trajneri më i paguar në botë. Simeone e ka merituar plotësisht, pasi ka një aftësi të jashtëzakonshme për të rivlerësuar lojtarët dhe për t’i siguruar klubit të tij shitje fitimprurëse të futbollistëve. Sipas portalit “Transfermarkt”, ai është i pari trajner në shekullin e 21-të, që arrin shifrën e 1 miliard eurove në shitje.

Sipas shifrave, 8 nga 10 shitjet më të shtrenjta në klub janë bërë në vitet e Simeones me vetëm Agueron në vendin e 7 dhe Torres në vendin e 9 që janë larguar para se ai të emërohej trajner. Dy shitjet më të shtrenjta janë ato të Grizman për 120 milionë euro dhe Lukas Hernandez për 80 milionë euro.

Në ndjekje të tij është portugezi Leonardo Zhardim, i cili falë etapës te Monako, duke shitur lojtarë si Mbape, Lemar apo Marsial, është një ndër më fitimprurësit për transferimet në dalje. Vendin e tretë e plotëson Zhoze Murinjo, i cili ka siguruar 773 milionë euro në shitje për klubet ku ka drejtuar. Ibrahimoviç, Lukaku, De Bryjn, David Luiz apo Roben janë disa ndër transferimet më të mëdha që ka bërë trajneri aktual i Romës.

Një e dhënë interesante është ajo e Guardiolës. Ai ka gjeneruar 642 milionë euro për klubet ku ka drejtuar nëpërmjet shitjeve, por ka shpenzuar dyfishin, 1,3 miliard euro,  për të blerë lojtarë. Murinjo me 1,07 miliard euro dhe Simeone me 973 milionë euro, plotësojnë podiumin.

Related posts

PËRMBYSJE SPEKTAKOLARE/ Lazio i Strakoshës mposht Torinon dhe i bën presion Juventus

Delo.autor

MILANI NË FESTË/ Raiola i vjen në ndihm, ja kush është mbrojtësi që i ofron Gatuzos (VIDEO)

Isa.Autor

“JAM KRENAR ME KËTA SHOKË”/ Granit Xhaka: Ishte e vështirë të luaja kundër kuqezinjve,por nëse…

Delo.autor

Leave a Comment