Futboll Seria A Sport

NAPOLI-JUVENTUS/ Statistikat interesante, ndeshja ku barazimi gati nuk ekziston

– Në 16 përballjet e fundit mes Napolit dhe Juventusit në Serinë A, vetëm një herë dueli ka përfunduar në barazim (1-1 në prillin e vitit 2017, në “San Paolo”). Ndërkohë, bilanci plotësohet nga pesë fitore të të kaltërve dhe 10 suksese për bardhezinjtë.

– Në dy sezonet e fundit të Serisë A, sfida mes Napolit dhe Juventusit është fituar gjithmonë nga skuadra pritëse (dy fitore të të kaltërve në tokën e Kampanias dhe dy fitore për Juventusin në Piemonte). Napoli kërkon fitoren e tretë radhazi në shtëpi për herë të parë që nga janari i vitit 2011 (katër suksese radhazi në atë rast).

– Napoli mund të fitojë tri ndeshjet e para sezonale në Serinë A për të tretën herë në histori, pas sezoneve 2012-2013 dhe 2013-2014.

– Juventusi ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e para të këtij sezoni. Në 51 sezonet e fundit, vetëm një herë ka ndodhur që bardhezinjtë të mos marrin tri pikë, në tri ndeshjet e para të Serisë A, konkretisht në sezonin 2015-2016 (1 barazim dhe dy humbje), teksa në stol qëndronte sërish i ulur Masimiliano Alegri.

– Masimiliano Alegri, duke llogaritur aventurën e tij te Juventusi nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në kampionat (4 barazime dhe 3 humbje). Vetëm tre trajnerë kanë pasur një seri më të gjatë negative te Juventusi: Karlo Parola në vitin 1974 (11 ndeshje radhazi pa tri pikë), Sandro Pupo në 1956 (13 dhe 8 ndeshje) dhe Virxhinio Roseta në 1938 (8 takime).

– Luçiano Spaleti mund të bëhet trajneri i dytë në historinë e Napolit në Serinë A, që fiton tri ndeshjet e para me Napolin në kampionat, pas Rafael Benitezit në vitin 2013 (4 fitore në 4 ndeshje për spanjollin në atë periudhë).

– Kjo e sotmja do të jetë ndeshja numër 400 me bluzën e Napolit për Lorenco Insinjen, në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi italian do të bëhet futbollisti i katërt me më shumë prezenca për të kaltrit pas Marek Hamshikut (520), Xhuzepe Bruskoletit (511) dhe Antonio Julianos (505).

– Lorenco Insinje i ka shënuar Juventusit në tri ndeshjet e fundit që është përballur në kampionat, rekord absolut për një lojtar të Napolit ndaj bardhezinjve.

Related posts

Rennes-PSG, njihuni me formacionet zyrtare (FOTO)

Q.Autor

KAMPIONAT I TRAZUAR/ Me Salernitana të përjashtuar nga Seria A, renditja dhe rëniet ndryshojnë

Delo.autor

PASI U NDA NGA GRUAJA/ Futbollisti i njohur gati të lidhet me këtë super modele

Isa.Autor

Leave a Comment