Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen “pole position” në pistën e shtëpisë, lë pas dy makinat Mercedes

Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Zandvoort, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Piloti holandez nuk zhgënjeu fansat e tij, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai dha kohën 1’08”885, rekord për këtë pistë.

Në vendin e dytë u rendit makina Mercedes e Lewis Hamilton, që la pas shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas. Pas tyre u rendit Pierre Gasly me Alpha Tauri, ndërsa dy makinat Ferrari u klasifikuan në vendet 5-6, me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.

Për Verstappen ky ishte “pole” nr.7 i këtij sezoni, duke konfirmuar se është në formë të shkëlqyer. Gjithsesi, diferenca me Hamilton ishte shumë e vogël (vetëm 39 të mijëtat), çka e bën mjaff interesante garën e nesërme (starti ora 15:00).

Related posts

E FUNDIT/ Ylli i Real Madrid një hap larg Manchester United. Galaktikët duan “recompra”

Delo.autor

FYERJE HOMOFOBE NDAJ PORTIERIT RIVAL/ Tifozi i klubit anglez arrestohet në pushimin e ndeshjes sepse…

Delo.autor

Pasardhësi i Gavazajt/ Skënderbeu pret mesfushori e talentuar Vlonjat

Isa.Autor

Leave a Comment