Futboll La Liga Sport

I JEP LAMTUMIRËN BARCELONËS/ Ylli Griezmann: Po largohem i trishtuar që nuk… (FOTO)

“Bomba” e merkatos, e ditës së fundit të saj, 31 gusht, ishte pa dyshim kthimi i Griezmann tek Atlético Madrid. Operacioni u krye “in extremis” mes dy klubeve, me francezin që kthehet në urdhrat e “Cholo” Simeone. Përkundër kohës së tij të ndërprerë te Barça, kampioni i botës më 2018 me Francën donte t’iu thoshte lamtumirë tifozëve katalanas përmes rrjeteve sociale, me letrën e mëposhtme:

“Të dashur Culers. Ju them lamtumirë, duke ju falënderuar për dashurinë tuaj. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, kam qenë tërësisht i përfshirë në këtë klub të madh, ndaj po largohem i trishtuar që nuk isha në gjendje të gëzoja më shumë me ju në tribuna, por krenar që kam qenë një ju. Rroftë Barça!”

Related posts

Argjentinasi, krenar për interesimin e Real dhe Juventus

Sadik.Autor

E ÇUDITSHME/ Benfica i rrëmben objektivin e merkatos Interit! Ja emri

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Teuta, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment