Futboll Seria A Sport

LËSHON “BOMBËN”/ Presidenti De Laurentiis: Kam gati një projekt të ri që do të sjellë 10 miliardë euro

12 klubet prestigjoze Europiane, u rebeluan disa muaj më parë dhe menduan të krijojnë Super League, por në fund duket se nuk ia dolën. Real Madrid, Juventus dhe Barcelona ëndërrojnë ende, por ka edhe të tjerë që mendojnë se klubet duhet të fitojnë më shumë nga kompeticionet europiane.

Ai është presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, i cili në prag të transfertës ndaj Lestërit, ka zbuluar për mediat angleze një projekt që do të sjellë rreth 10 miliardë euro në vit për klubet dhe që synon kualifikimin mbi bazën e meritës.

“Aktualisht kam në dorë një projekt që synon të sjellë 10 miliardë euro në vit dhe që kualifikueset do t’i ketë mbi bazën e meritës, por që të aplikohet, synohet pavarësi e plotë nga UEFA.

E vërteta është që duhet të ndryshojmë, pasi për të garuar në Europë duhen shpenzime të mëdha dhe përfitimet nga pjesëmarrja në Champions apo Euriopa League, janë të papërfillshme. Kjo tregon se sistemi aktual ka dështuar.

Kjo është arsyeja pse klubet duhet të flasin me njëri-tjetrin për të dalë me një turne më modern dhe që të ketë më shumë fitime për të gjithë ne. Duhet të ulim numrin e ndeshjeve duke ulur numrin e skuadrave në kampionatet kryesore në Europë”, deklaroi De Laurentis për Daily Mail.

Related posts

KALOI TESTET MJEKSORE NË JANAR/ Juventusi bën Ramseyn britanikun më të paguar, ja shifra çmendur

Delo.autor

KONFIRMON LARGIMIN E CAVANIT NGA MANCHESTER UNITED/ Babai i yllit: Edinson do të firmosë për këtë ekip…

Delo.autor

Alban Bushi: Në miqësore vlerësoj lojtarët, mbi rezultatin

Sadik.Autor

Leave a Comment