Futboll Kategoria Superiore Sport

NIS ME KËMBË TË MBARË/ Teuta mposht Partizanin në “Elbasan Arena” falë golit të Gjiorgev

Teuta e nis si kampione sezonin e ri të Kategorisë Superiore! “Djemtë e Detit” triumfuan ndaj Partizanit  me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Gafa e Alban Hoxhës në minutën e 18-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi Gjiorgev, që devijoi saktë topin në rrjetë, duke i dhuruar 3 pikë të arta durrsakëve…

Pavarësisht përpjekjeve, të kuqtë e Ilir Dajës nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa Stenio Zhunior, kishte shansin e artë të shënonte, por braziliani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë të akorduar me VAR. Në versionin “alla Zhorzhinjo”, sulmuesi e Partizanit e dërgoi topin jashtë kuadratit.

Related posts

“JAM KTHYER ME DËSHIRË TË MADHE”/ Rakitic prezantohet te Sevilla dhe “thumbon” Barcelonën!

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ ZIDANE telefonon MOURINHON, francezi i thotë se…

Isa.Autor

LAJM I MIRË/ Bayern Munich kompletohet, katër lojtarë dalin nga karantina pasi e kalojnë koronavirusin

Delo.autor

Leave a Comment