Futboll Sport

ME NDRYSHIME NË FORMACION/ Italia, frikë “play off”-i ndaj Zvicrës

Nuk ka vend për dra ma pa dyshim, pasi po flasim për kampionët e Italisë dhe sigurisht që magjia dhe mbi të gjitha cilësia nuk është se u zërua pas mbrëmjes historike të 11 korrikut. Por 53 ditë pas triumfit në Londër, Italia u rikthye në fushë kundër Bullgarisë dhe papritur e pa veten të ndalej në një barazim 1-1, i cili i hap jo pak telashe “Axurrëve”.

ITALIA
Kampionët e Europës aktualisht kryesojnë Grupin C me 10 pikë pas katër ndeshjeve, por fakti që pas tyre ndjek Zvicra me 6 pikë, e cila për më shumë ka dy ndeshje më pak sesa Kieza me shokë. Kjo bën që të dielën në Bazel italianët duhet të fitojnë me çdo kusht për të mos rrezikuar një tjetër “play off”, si ai ndaj Suedisë tri vite më parë, i cili i la jashtë Botërorit “Rusi 2018”.

Rregullorja e eliminatoreve dhe Kupës së Botës në Katar nënvizon se ato që presin direkt biletën janë vetëm vendet e para të grupeve, ndërsa të dytat do të bëjnë “play-off” mes tyre, duke ndërlikuar shumë situatën. Këtë gjë e di shumë mirë Mançini, por edhe futbollistët e tij, ndonëse ndeshja me Bullgarinë tregoi se jo të gjithë kanë formën maksimale pas pushimeve të verës dhe një faze përgatitore jo të plotë, ndaj korrigjimet në formacion janë më se të nevojshme.

Nëse në portë Donaruma është i paprekshëm, në mbrojtje nevojiten dy zëvendësime: Açerbi në qendër dhe Florenci në të djathtë ishin gati inekzistentë, prandaj Kielini dhe Di Lorenco pritet t’i zëvendësojnë.

Në mesfushë dhe fakti që po ndeshen me Zvicrën, kujtimi është ende i freskët dhe Lokateli pritet të marrë një bluzë titullari në vend të një Verrati që u pa shumë me vonesë në përgatitje, duke kujtuar se mesfushori i Juves i shënoi dy herë helvetëve në grupet e Europianit.

Ndërsa në sulm, Imobile edhe pse shumë i zhdërvjellët luajti gjithë kohën me shpatulla nga porta dhe kjo nuk duhet të ndodhë kurrsesi me Zvicrën.

Në Bazel nevojitet forcë goditëse dhe paparashikuesh mëri dhe ndoshta Mois Ken pritet t’i marrë vendin, ndërsa Bernardeski apo edhe Zaniolo në korsinë e majtë janë në balotazh me Insinjen, i cili u duk pak i frymëzuar ndaj Bullgarisë.

Gjithsesi, për të konfirmuar këto ndryshime pritet stërvitja e sotme dhe konferenca e trajnerit Mançini

Related posts

Ernest Gjoka: Tri pikë para Teutës, por nuk jemi ende të qetë

Sadik.Autor

“NGËRÇI” ME MERKATON/ Ja lojtarët e afruar te Skënderbeu 10 ditë larg fillimit të sezonit të ri

Delo.autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, bomberi Lewandowski realizon një SUPER GOL ndaj Suedisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment