Futboll Premier League Sport

NË 2009 STËRVITEJ ME CR7, SOT SHET QUMËSHT/ Historia epike e 32-vjeçarit: Jetojmë në një qytet pa rrugë

Riçard Ekerslej ndante dhomën e zhveshjes me Kristiano Ronaldon te Junajtidi. Por me të varur këpucët në gozhdë, ai u shkëput 100% nga futbolli. Sot prodhon qumësht dhe thotë se jeton më mirë sesa CR7.

“Kur mësova se Kristiano u rikthye te Junajtidi për mua ishte sikur të kthehesha pas në kohë. Herën e fundit isha edhe unë. Stërvitesha me të”, tregon ish-mbrojtësi i djathtë për “The Athletic”, i cili u tërhoq 6 vite më parë, në moshën 32- vjeçare. “Sot bëj mjelësin dhe merrem me pjesën e shitjeve, ndërsa ai luan ende futboll. Çmenduri, por ai i përket një bote tjetër që nuk është e imja. Dhe as do ta ndërroja.

Përkundrazi, jam shumë i lumtur sepse mendoj se kam kontrollin total të jetës sime”, tregon lojtari, i cili mbërriti në skuadrën e parë të Junajtidit në vitin 2009. Por ai nuk la gjurmë. Pas disa sezonesh, në 2015-ën, luajti ndeshjen e fundit të tij me Olldëm kundër Donkasterit. U dëmtua në minutën e 71-të dhe nuk luajti më.

“Olldëm nuk kishte as para dhe as ambicie. Në të njëjtën kohë isha martuar, kishim një fëmijë dhe i thashë gruas se doja ta lija futbollin. Ishte një çlirim. Kisha mjaftueshëm para mënjanë për të tentuar të bëja diçka të ndryshme”. Dhe lënia e futbollit ishte vendimi i duhur: “Kemi shtëpinë tonë, kopshtin tonë, ushqimin tonë. Në qytezën tonë jemi rreth 40 familje dhe jetojmë në një qytet pa rrugë. Gjithçka këtu vjen nga toka jonë biologjike, është 100% bio. Ne prodhojmë rreth 25 mijë litra qumësht në muaj”.

Related posts

Fjalët e para të Mkhitarian si lojtar i “Topçinjve”: “Ishte një ëndërr për mua të jem pjesë e Arsenalit”

Q.Autor

“US OPEN”/ Tenisti Djokovic siguron raundin e katërt, fitojnë edhe Zverev e Berrettini

Delo.autor

DI FRANÇESKO NË FIJE TË PERIT/ Panuçi kandidat për ta zëvendësuar

bora.autor

Leave a Comment