Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

POLONI-SHQIPËRI/ Surpriza e madhe në grumbullim, ja vendimi që merr Raja sulmuesin Broja…

Armando Broja, një nga emrat më në formë të sulmit kuqezi në këtë periudhë, nuk do të jetë në gatishmëri për ndeshjen e sotme ndaj Polonisë. Në publikimin e formacioneve zyrtare të sfidës, bie në sy se sulmuesi i talentuar, i cili këtë vit u huazua nga Çelsi te Sauthempton, ka mbetur jashtë 23-shes për duelin e sotëm.

Nuk dihet ende nëse kjo mospërfshirje është për zgjedhje teknike apo për ndonjë dëmtim, por me formën që po kalonte Broja, ishte një kandidat i fortë për të patur minuta në dispozicion në këtë duel. Në ditën e parë të stërvitjes, tekniku e provoi atë në majë të sulmit përkrah Çikalleshit.

Bashkë me Brojën, në këtë ndeshje nuk do të aktivizohen as mbrojtësi Mario Mitaj, mesfushori Enis Çokaj si dhe sulmuesi tjetër, Ernest Muçi. Të gjithë këta lojtarë do të jenë në tribunë.

Related posts

DEL KUNDËR DEKLARATËS SË KLOPP/ Guardiola: Kur mendon për justifikime nuk mendon për…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ky do të jetë klubi i ri i Neymar në verë

Delo.autor

NGA SELMANI TEK QOSE/ Ja formacioni me “bombera” të Edy Rejas në Kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment