Futboll Ligue 1 Sport

PUBLIKOHET BILANCI/ Merkato e “çmendur” e PSG-së, 34 lojtarë dhe 375 milionë euro humbje

Lionel Mesi është një lojtar i Parisit, humbjet e të cilit parashikohet të kapin shifrën e 250 milionë eurove në sezonin e fundit, shtuar këtu dhe 125 milionë në sezonin e vitit të kaluar. Praktikisht një kampionat i falimentuar, sipas burimeve zyrtare të klubit. Në fakt, në dy vitet e fundit, Ligë 1 ka pasur humbje prej 2.6 bilionë eurosh.

Të dhëna këto të dala nga presidenti i Agjencisë së Kontrollit të të Ardhurave në Francë. Ai e pati parashikuar këtë situatë duke u shprehur se e keqja nuk kishte ardhur ende. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i pati thënë agjencisë në fjalë në muajin qershor se klubi i tij kërkonte të fitonte nga kjo merkato të paktën 180 milionë euro. Por realiteti ishte ndryshe, pasi skuadra parisiene mori vetëm 9 milionë euro.

Mediat franceze shkruan se një shitje e mundshme e Mbapesë te Reali mund të shpëtonte krizën e PSG-së, diçka që nuk ndodhi dhe humbjet qëndruan në klub. Ardhja e Nuno Mendezit ka bërë që organika e skuadrës të shkojë në 34 lojtarë, me pesë portierë. Rafinja, Kuzava, Ikardi, Keher dhe Dialo duhet të largoheshin në qershor, por kjo nuk ndodhi duke rënduar dhe më shumë situatën.

Parisi mbylli një nga merkatot më spektakolare, edhe pse nuk u morën në konsideratë asnjë nga gjërat e mësipërme. Mbetet për t’u parë nëse klubi francez do të përballet me “Fair Play”-in Financiar në të ardhmen. Nëse nuk do të ketë asnjë konfrontim me UEFA-n, atëherë një dorë e hekurt është pas kësaj merkatoje, një garanci financiare e cila siguron shëndetin e klubit francez. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Shumë njerëz janë skeptikë se PSG-ja do të përballet me ndëshkimet dhe në fund do të arrijë të balancojë bilancet për të shmangur UEFA-n. Al Khelaifi u shpreh se klubi i tij është në rregull me bilancet dhe se ardhja e Mesit nuk ka pasur ndikim tek ata përkundrazi ka rritur vlerën e klubit.

Kujtojmë se në ditën e parë që fanella e “Pleshtit” u shit në treg, klubi arkëtoi gati 100 milionë euro pa llogaritur fitime të tjera nga sponsorët me imazhin e argjentinasit në sfond. Në Paris ka nisur një epokë e re, edhe pse shumë kontraverse nga realiteti.

Related posts

Valverde: Largimi i Neymar, një moment i vështirë për Barcelonën

Q.Autor

TERAPIA NEYMAR/ Ja si presidenti i Barcelonës mund ta zgjidhë krizën

Delo.autor

SALAH dhe MANE dhurojnë spektakël ndaj West Ham, fillim ëndrrash për Liverpool (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment