Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Prishen planet e Dinamos, titullari shfaq probleme shëndetësore. Ja emri…

Tri ditë para ndeshjes së parë të kampionatit ndaj Kastriotit, planet e stafit teknik të Dinamos janë prishur. Mesfushori Lansinet Sidibe nuk është stërvitur dje me ekipin për probleme shëndetësore. Lojtari nga Guinea ka ndier shqetësime para seancës stërvitore, bllokim fyti dhe temperaturë dhe kjo ka bërë që trajneri Shkëmbi ta lërë pushim.

Mbetet për t’u parë gjendja e lojtarit deri ditën e ndeshjes dhe nëse ai nuk ia del, do të jetë një mungesë që peshon, pasi Sidibe është një nga titullarët e formacionit të bluve. Afrikani e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, më parë ka luajtur për Besëlidhjen, Teutën, Flamurtarin dhe Tiranën.

Në të gjitha ndeshjet miqësore ai është aktivizuar në qendër të mesfushës, bashkë me Demirin. Nga klubi blu pohojnë për “Panorama Sport” se mesfushori pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Kastriotin, megjithatë gjendja e tij do të shihet këto dy ditë.

ALTERNATIVA – Për t’i paraprirë situatës, trajneri Bledi Shkëmbi ka provuar në stërvitjen e djeshme Ali Samaken, një nga lojtarët e shumtë të ardhur te Dinamoja gjatë merkatos së verës. 21-vjeçari që është rritur te të rinjtë e Torinos dhe me një përvojë të shkurtër në Qipro, luan si mbrojtës i majtë, por mund të adaptohet edhe në mesfushë, ndaj dhe trajneri Shkëmbi e sheh si alternativën kryesore për ndeshjen e së dielës, nëse Sidibe nuk i kalon problemet shëndetësore. I gatshëm është edhe Berberi, pogradecari që është pjesë e bluve që prej sezonit të shkuar, ku ishte titullar.

SITUATA – Ndeshja hapëse me Kastriotin është shumë e rëndësishme për Dinamon, që rikthehet me objektiva madhorë në elitë. Nisja e mbarë e sezonit do të ishte një shtysë e fortë morale për objektivat që ka klubi, ndaj edhe stafi teknik dhe ai drejtues po kujdesen shumë për çdo detaj.

Pritshmëritë e tifozëve të Dinamos janë të mëdha, duke parë merkaton dhe organizimin e klubit, por ajo që vlerëson gjithçka është fusha e blertë dhe skuadra duhet të tregojë menjëherë se është e ndërtuar për të shkuar në Kupat e Europës, ku emri i është “fshirë” prej më shumë se 10 vitesh.

Related posts

PAMJE TË RËNDA NGA BRAZILI/ Futbollisti i Gremios gjakoset nga një…telefon

F.autor

Transferimi surprizë/ Rafa Benitez larg pritshmërive, spanjolli drejt kampionatit kinez

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Tottenham luan ndaj PSV-së për pikët dhe SUPER sulmuesin meksikan

Isa.Autor

Leave a Comment