Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Vetëm Seferi dhe Berisha kanë shënuar. Golat në startin e Superiores, dominojnë të huajt

Pas tri javësh kampionat, ku janë luajtur në total 15 ndeshje dhe janë shënuar 43 gola ka diçka që lehtësisht bën përshtypje nëse shikon tabelën e shënuesve më të mirë të Superiores, që botohet çdo ditë në “Panorama Sport”.

Së pari, me katër gola në krye të listës është sulmuesi malazez i Laçit, Dejan Zarubica. Më pas, me nga 3 gola ndjekin braziliani i Vllaznisë, Viktor da Silva, si dhe kroati i Kukësit, Edi Basha. Bëhet fjalë për tre të huaj, që kanë qenë më efikas se kushdo në skuadrat e tyre deri më tani. Mund të quhet rastësi që nuk ka asnjë lojtar shqiptar me katër dhe tre gola, por nëse shikon edhe listën e atyre që kanë realizuar nga dy herë, konfirmon se goli në këtë start të sezonit është një dominancë të huajsh.

Majkëll Ngo i Tiranës, Stefen Çinedu i Dinamos dhe Luka Milunoviç i Kukësit i kanë bërë një nisje të mirë kampionatit. Të vetmit futbollistë shqiptarë që kanë realizuar nga dy gola janë sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi dhe ai i Skënderbeut, Elvi Berisha. Pra, nga tetë lojtarë në krye të listës me nga 4, 3 dhe 2 gola, vetëm dy të tillë janë vendës, ndërsa gjashtë janë futbollistë të huaj. Katër prej tyre e kanë për herë të parë që luajnë në kampionatin shqiptar, pikërisht Zarubica, Çinedu, Basha dhe Milunoviç.

TË TJERËT – Merkatoja e verës tregoi se trendi i skuadrave për të peshkuar sulmues ishte vetëm nga tregu i huaj. Bëhet fjalë për numra 9, ata që janë qendërsulmues dhe cilësohen “pyka”. Teuta kampione në fuqi afroi maqedonasin Pepi Gjorgiev dhe kongolezin Kevin Koubemba, ndërsa Vllaznia mori maqedonasin Fahrudin Gjurgjeviç, kroatin Ante Aralica dhe brazilianin Kaina Nunjes. Për të vazhduar me Partizanin që forcoi ofensivën me kroatin Andrija Filipoviç, ndërsa Laçi afroi Dejan Zarbubicën dhe Saliu Guindonë.

Tirana riktheu Majkëll Ngonë dhe gjithashtu bëri një goditje cilësore me Redon Xhixhën. Nga ana tjetër, Kukësi për majën e sulmit mori moldavin Artiom Puntus, pa harruar këtu kroatin Basha dhe Klejdi Dacin. Edhe Skënderbeu “peshkoi” ganezin Ngisah Bismark, ndërsa Kastrioti kroatin Marin Mudrazija. Dinamo e rikthyer në elitë preferoi nigerianin që ishte te Hajduk Split, Stefen Çinedu, por edhe Mario Gjatën e Xhuliano Skukën, që janë prodhime vendëse. Egnatia u fokusua gjithashtu te të huajt duke marrë për fazën ofensive brazilianin Pedro, holandezin Valport dhe francezin Gadi. Një “duzinë” të huajsh për sulmin…

 

Related posts

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Ja klauzola që shtyu Emery të refuzonte ofertën sheikëve të Newcastle…

Delo.autor

Flamurtari-Skënderbeu/ Gavazaj i pandalshëm, shënon i vetëm ndaj vlonjatëve

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Sirena” gjermane për Igli Taren, klubi i Bundesligës shënjestron drejtorin sportiv të Lacios

Delo.autor

Leave a Comment