Futboll Sport

TELENOVELA “SUPER LEAGUE”/ Urdhër gjykate për të turpëruar Ceferin, ultimatum UEFA-s për anuluar masat

Telenovela “Superliga” vazhdon me episode gjithnjë e më interesante në luftën e pushteteve që po ndodh në futbollin evropian. Nëse nga një anë Aleksandar Çeferin nëpërmjet UEFA po lufton në çdo mënyrë krijimin e një aktiviteti paralel si Superliga, klubet rebele me në krye Realin, Barçën dhe Juven, kanë gjetur alet legjislacionin evropian dhe një gjykatës në Madrid, i cili i ka dhënë sot një ultimatum 5 ditor kreut të organizatës që drejton futbollin në kontinent.

Gjykatësi i Madridit, Manuel Ruiz de Lara, i ka dhënë 5 ditë afat UEFA-s që të anulojë të gjitha masat kundër klubeve themeluese të Superligës si dhe ta publikojë këtë në faqen e vet, përndryshe do të nisë proces kundër Çeferin për mosbindje ndaj gjykatave europiane.

Në vendimin e gjykatës UEFA cilësohet “në kufirin e shtetit të së drejtës, në promovim të hapur të praktikave që kompromentojnë parimin e kompetencës së lirë në merkato në lidhje me organizimin e kompeticioneve të futbollit profesionist në Bashkimin Europian”.

Një lëvizje që duket qartësisht që mbështet pozicionin e treshes Real-Barça-Juve, e që do të shërbente për të turpëruar Çeferin publikisht më shumë se për të ringjallur Superligën pasi klubet u tërhoqën më tepër nga reagimi i tifozëve sesa nga kërcënimet e UEFA-s.

Related posts

NDARJA NGA JETA E TALENTIT TË LAZIOS PAS NJË AKSIDENTI RRUGOR/ Tare: Mora familjen e Danieles të nesërmen dhe…

Delo.autor

PRESIONI PËR FINANCAT NË EUROPË/ Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi “shpërthen”: Boll me ultimatume…

Delo.autor

Milan vihet në gjurmët e sulmuesit të Chelsea, ëndërr apo realitet?! (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment