Sport Të tjera

“US OPEN”/ Eliminohet numri 1 në botë, avancojnë Swiatek e Pliskova

Surpriza në raundin e tretë të grand slam të US Open për femra në tenis. Numri 1 në botë, tenistja australiane Ashleigh Barty, u eliminua. Ajo u mund 2-1 (6-2, 1-6, 7-5) nga tenistja amerikane Shally Rogers. Një lojë me luhatje e Barty, nga e cila përfitoi Rogers, që mban lart shpresat e vendasve për triumph në turneun e shtëpisë.

Një tjetër pretendente që është eliminuar sot është çekja Petra Kvitova, numri 10 në botë. Ajo u mund 2-0 (6-4, 6-3) nga grekja Maria Sakkari. Fiton 2-0 (6-1, 6-2) tenistja kanadeze Bianca Andreescu, që mundi 2-0 belgen G.Minnen, ndërsa ajo zvicerane Belinda Bencic eliminoi amerikanen J.Pegula.

Një biletë për në raundin e katërt siguroi edhe tenistja polake Iga Swiatek (numri 7 në botë), që mundi 2-1 estonezen A.Kontaveit. Ndërsa çekja Karolina Pliskova (numri 4 në botë), eliminoi australianen A.Tomljanovic, pas fitores 2-0.

Related posts

PËRJASHTIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Kampionët e Italisë kërkojnë të “rrëmbejnë” yllin e sulmit…

Delo.autor

SFIDA NDAJ REAL MADRID PËR CHAMPIONS/ Handanovic: Varet nga kush kritikon dhe në cilën mënyrë e bën

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asist nga Henderson, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment