Futboll Sport

ZGJEDHJET E “FECFOOT”/ Samuel Eto’o garon për president, bën dy premtime të bujshme

Samuel Eto’o është kandidat për presidencën e Federatës së Futbollit të Kamerunit. Ish-sulmuesi i Interit, Barcelonës dhe Chelsea, ndër të tjera, ka vendosur të dalë në fushë-betejë për të zëvendësuar numrin 1 aktual, Seidou Mbombo Njoya, të cilin e kishte mbështetur në fushatën e mëparshme elektorale. Zgjedhjet e “Fecafoot” janë caktuar për më 11 dhjetor 2021 dhe Eto’o konkuron me sloganin “Është koha për të rindërtuar futbollin tonë”.

Si kandidat për president, ish-futbollisti i njohur deklaron: “Dëshira jonë është që të shikohet përtej interesave personale, të rifillojnë ligat lokale, të garantohet rregullsia dhe shikueshmëria e tyre. Tri vite më parë unë mbështesja një projekt që më dukej premtues për të ardhmen e futbollit tonë. Nuk jam penduar, edhe nëse pritshmëritë nuk u përmbushën. Megjithatë, është e rëndësishme të mësosh prej këtij dështimi për të menaxhuar mirë”.

Samuel Eto’o, gjithashtu ka bërë tashmë një premtim: ai do të heqë dorë nga paga e presidentit nëse zgjidhet në këtë pozicion: “Unë ju paraqitem me një angazhim revolucionar, për të mos marrë në xhep asnjë qindarkë mujore, të parashikuara për funksionet e presidentit të federatës. Këto para do të jenë të destinuara për zhvillimin e futbollit amator. Unë, gjithashtu, do të ndihmoj për të tërhequr financime të jashtme”.

Related posts

Felipe Scolari: Ronaldo më ka pyetur për Kinën

Sadik.Autor

TANI BROJA KA NJË ÇMIM/ Lufta sjell pasoja për Chelsean, blutë kanë nevojë për para cash

Delo.autor

U MUND NGA SKËNDERBEU/ Daja: Gabojmë shumë, për gjyqtarët kam vetëm një…

Isa.Autor

Leave a Comment