Sport Të tjera

“ATLETI MË I MIRË I VITIT 2021″/ IAAF shpall 10 finalistët, mungon kampioni olimpik i 100 metrave

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka bërë publike listën e 10 kandidatëve meshkuj për trofeun e “Atletit më të mirë të vitit 2021”. Ajo që bie në sy është mungesa në këtë listë e atletit italian Marcell Jacobs, fitues i medaljes së artë olimpike në garën e 100 metrave.

Presidenti i IAAF-it, Sebastian Coe, u shpreh: “Ne do të vlerësojmë atletët që kanë mbajtur një nivel të lartë për një kohë të gjatë, jo vetëm gjatë Olimpiadës”.

10 finalistët janë: Joshua Cheptegei (Uganda-5000m), Ryan Crouser (USA-hedhje gjyle), Armand Duplantis (Suedi-kërcim me shkop), Jakob Ingebrigtsen (Norvegji-1500m), Eliud Kipchoge (Kenia-maratona), Pedro Pichardo (Portugali-3 hapësh), Daniel Stahl (Suedi-hedhje disku), Miltiadis Tentoglou (Greqi-kërcim së gjati), Damian Warner (Kanada-10 garësh), Karsten Warholm (Norvegji-400m/p).

Related posts

ME SHAKA I DREJTOHET ALLEGRIT/ Masimo Ferrero: Edhe sot ju ndihmoi Shën By**a

Delo.autor

KONSIDEROHET TEPRICË TEK REALI/ Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale, ja shkaku

Delo.autor

BASTET/ Sot sfida Hungari-Shqipëri, ja sa kuotohet fitorja e kuqezinjve

Delo.autor

Leave a Comment