MMA Sport Të tjera

“SIKUR TË GODET NJË MAUNE”/ Khabib: Ky është sportisti me grushtin më të rëndë me të cilin kam dueluar

Sportisti rus i arteve marciale mikse Khabib Nurmagomedov, ish-kampion bote në peshën e lehtë, i tërhequr nga sporti me rekordin 29 fitore, 0 humbje, në një intervistë për “Yahoo” ka deklaruar se Justin Gaethje është sportisti me grushtin më të fortë me të cilin është përballur në kafaz.

Sfida mes tyre u zhvillua në tetorin e vitit të kaluar (UFC 254) dhe ishte dueli i fundit në kafaz për rusin, që më pas vendosi të tërhiqej nga sporti. “Justin godet fort, sikur të godet një maune. Grushtet e tij, shkelmat e tij janë të fuqishëm. Askush nuk më ka goditur aq fort sa ai”, tha Khabib Nurmagomedov.

Related posts

Milan-Torino pa gola/ Paqueta mërzitet, Galliani shfryn. Gazidis duart në… (FOTO)

Isa.Autor

“I LUMTUR QË JAM TE BARCELONA”/ Adeyemi: Jap maksimumin, pres shumë nga vetja

F.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Kur Demollari shënonte një gol kryevepër ndaj Anglisë dhe anësori e anuloi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment