Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI GJEN “RRJETËN”/ Poker ndaj Lecce dhe +7 nga Lazio

45 minuta vuajtje e pastaj një dominim total fizik e kualitativ. Kështu Juventus arrin objektivin, duke mposhtur Lecce në ndeshjen e parakohshme të javës së 28° në Serie A e duke u spostuar momentalisht +7 nga Lazio në klasifikim.

Në Allianz Stadium përfundon 4-0. Salentinët me 10 lojtarë për një orë, karton i kuq i Lucioni, janë dorëzuar në goditjet e Dybala, Ronaldo, Higuain e De Ligt që në pjesën e dytë bëjnë diferencën, duke rritur distancën në krye të klasifikimit.

Një pjesë e parë e mirë e Lecce, që për fat të keq mbeti me 10 lojtarë në të 32′: Lucioni humbi topin në mënyrë banale e pastaj shtriu përtokë Bentancur në një rast të qartë për gol, duke marrë kartonin e kuq.

Në minutën e 8′ të pjesës së dytë një gabim në dalje nga zona e salentinëve i dorëzoi topin Ronaldos, që shërbeu menjëherë për Dybala, i cili nuk i la asnjë mundësi me të majtën portierit lecez.

Kaluan vetëm 9 minuta e Ronaldo fitoi një penallti, duke i marrë kohën Rossettini, që nuk kishte mënyrë tjetër për të frenuar portugezin të nisur drejt portës. CR7 e mori po vetë përsipër penalltinë, duke shënuar golin e 2-0, por ka ende kohë për shfaqje.

E shfaqjen e jep Ronaldo e Gonzalo Higuain, që rikthehet në fushë pas dëmtimit. Asisti i portugezit është spektakolar, ashtu si dhe goditja potente e numrit 9, që shënon golin e tretë të bardhezinjve.

Pokerin përfundimtar e shënon De Ligt me kokë, në minutën e 87, duke përfituar nga hutimi i mbrojtësve të Lecces.

Me këtë fitore, e 22 në këtë kampionat, Sarri e sheh veten me 69 pikë, 7 mbi Lazion që duhet të luajë kundër Fiorentinës në Olimpico, kur kanë mbetur edhe 10 javë deri në përfundim të Serie A.

Related posts

DESTINACIONI I RI PËR SALAH/ Nisin aludimet për të ardhmen e egjiptianit

F.autor

Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo uron trajnerin DALIC të ngre Kupën e Botës

Isa.Autor

TRI JAVË NGA FUNDI I SUPERIORES/ Shkarkohet trajneri për mungesë rezultatesh, 8 ndeshje pa fitore

F.autor

Leave a Comment