Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Triumfi ndaj Hungarisë, Kombëtarja sërish në vendin e dytë. Ja situata në Grupin I… (FOTO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot një historike në Hungari duke u dhënë kuqezinjve mundësi reale për të shkuar drejt Botërorit 2022.

Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura. Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.

Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.

GRUPI I

HUNGARI-SHQIPËRI 0-1
80’ Broja

ANDORRA-ANGLI 0-5
19’ Çilluell, 40’ Saka, 59’ Abraham, 79’ Uard-Pros, 86’ Grilish

POLONI-SAN MARINO 5-0
11’ Sviderski, 20’ (ag) Palaci, 51’ , 90+1’ Piontek, 84’ Buksha

Related posts

MERKATO/ Real, Liverpool dhe Chelsea duan sulmuesin më të kërkuar në botë

F.autor

106 VJETORI I PAVARËSISË/ Djemtë e Arsenalit urojnë Shqipërinë në mënyra të veçanta (FOTO)

Isa.Autor

E ÇUDITSHME/ Milan e bleu Rebic në shtator, ja shifrat e shkëmbimit me klubin gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment