Futboll Sport

“BURRË M*TI”/ Tifozëve të Milanit nuk u del e keqja me Donnarummën, parullë para hotelit të Italisë

Ultrasit e Milanit nuk do ta harrojnë lehtë lamtumirën e Xhixhio Donarumës nga kuqezinjtë dhe këtë e kanë bërë të qartë me rikthimin e tij në Milano. Edhe pse vjen si një pjesëtar i Italisë kampione Europe, me objektivin që në “San Siro” të fitojë një tjetër trofe për të kaltrit, duket se Donaruma nuk do të jetë edhe aq i mirëpritur.

Kërkesat e larta ekonomike të Raiolës për portierin shtynë Milanin që të mos rinovonte me të dhe Donaruma u largua nga klubi që e bëri të njohur për të shkuar me parametër zero te PSG, ku për momentin po ngroh stolin. Tifozët kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësinë e tyre kundër Donarumës në rrjetet sociale dhe me zbarkimin e tij në qytet për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Spanjës, kanë bërë të qarët se për të nuk ka paqe as si portier i Italisë në stadiumin ku u rrit.

Kështu, ultrasit e “Curva Sud”, kanë shpalosur një parullë gjigande përballë hotelit ku qëndron përfaqësuesja italiane, me temë kryesore pikërisht portierin. Fjalët e shkruara aty, nuk kanë nevojë për shumë interpretim. “Donaruma, në Milano nuk do të jesh më kurrë i mirëpritur. Burrë m***”, shkruhej në këtë parullë që praktikisht parashikon vërshëllima në stadium për portierin e Italisë sido që të paraqitet ai.

Related posts

SULMON ASHPËR INFANTINO-n/ Presidenti i La Ligas: Kjo është arsyeja pse kërkon që Botërori të zhvillohet çdo dy vite

Delo.autor

Capello i “tërbuar” nga Japonia: Në atë moment do t’i kisha vënë duart në fyt Hondës

Isa.Autor

E bujshme/ Sanchez do t’i kushtojë Manchester United plot 204 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment