Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK MILAN/ PSG, Barcelona dhe Liverpool në sulm për liderin e mesfushës së “djallit”…

Fronk Kesi njësoj si Xhanluixhi Donaruma dhe Hakan Çalhanollu. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është në skadencë kontrate qershorin e ardhshëm dhe akordi për rinovimin e kontratës së tij nuk ka avancuar me Milanin që i ofron 6 milionë euro në sezon, por ky i fundit kërkon 8 milionë, që përkthehet se kuqezinjtë nuk mund që t’i plotësojnë dëshirën liderit të mesfushës.

Duke përfituar nga kjo situatë janë Barcelona, PSG dhe Liverpuli ku janë hedhur në sulm për shërbimet e Kesisë.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por nëse Kesisë i vjen një ofertë e parezistueshme atëherë largimi nga Milani do të ishte i menjëhershëm.

Related posts

TRIUMF SPEKTAKOLAR/ Ballshiotët mposhtin Tiranën dhe marrin kreun e Superiores

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT TË BUJSHËM TË VERËS/ Lineker: Ronaldo u ble… në oborrin tim

Delo.autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ “Los Blancos” kërkojnë të rikthehen tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment