Boks Sport Të tjera

PASI MPOSHTI WILDER-IN ME “KO”/ Tyson Fury “kërcënon” CR7: Manchesteri s’mund të mbajë 2 kampionë

Pasi shkëtërroi karrierën e Deontay Wilder, boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), tregon “ëndrrën e tij në sirtar”. Ai dëshiron të duelojë dhe mbrojë titullin kampion bote në një sfidë të organanizuar në stadiumin legjendar të Manchester United, “Old Trafford”, që është ekipi i tij i zemrës

Me këtë rast, Fury bën shaka duke përmendur emrin e Cristiano Ronaldo: “Jam shumë i lumtur që është rikthyer tek United dhe në stadiumin tonë. Gjithsesi, ky qytet nuk është aq i madh sa të na mbajë të dyve. Nëse do të jetoja në Manchester ky do të ishte një problem. Jetoj 1 orë larg, ndaj për momentin ka mjaftushëm vend”.

Fury, në një interistë për “The Sun”, u shpreh: “Kam ende edhe dy ndeshje për të zhvilluar në Las Vegas, sipas kontratës. Gjithsesi, më pëlqen të dueloj për titullin kampion në Manchester. Ka qenë ëndrra ime të dueloj në “Old Trafford”. Sfida e fundit e boksit zhvilluar në këtë stadium ka ndodhur në vitin 1993.

Related posts

Vetëm 9 lojtarë të Brazilit e kaluan klasën në Rusi, por mungon… Neymari

Isa.Autor

THUR ELOZHE YLLIT TË INTERIT/ Adriano: Ai është një lojtar i madh, do të kishim qenë…

Delo.autor

TRIBUNA E MBUSHUR ME TIFOZË/ Në ndeshjen e Kategorisë së Parë nuk pyesin për COVID-19 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment