Sport Të tjera

E TRISHTË/ Sporti kenian në zi, rekordmenia e botës gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Atletja keniane Agnes Tirop, rekordmene e botës në garën e 10km, është gjetur pa jetë në shtëpinë e saj, në Iten (Kenia), që është edhe një qendër e njohur stërvitore. Muajin e kaluar, atletja 25-vjeçare vendosi rekordin në garën e 10km ecje në rrugë në Gjermani (30’01”).

Tirop është gjithashtu fituese e medaljes së bronztë në botërorin e fundit (2019) në garën e 10 mijë metrave, ndërsa në “Tokio 2020”, ajo u rendit e katërta në garën e 5000 metrave. Polica keniane po heton për këtë ngjarje të papritur, që tronditi sportin e atletikës.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ndryshime tek Bayern, legjenda Kahn merr postin e rëndësishëm si…

Delo.autor

PAS DËSHTIMIT ME MILANIN/ Chelsea ia ofron “Zikaltërve dhe Romës

Delo.autor

Notat e lojtarëve Barça-Real/ Super Luiz Suarez, Ramos e bën “baltë” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment