Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Bottas triumfon në Turqi, Verstappen rimerr kreun e renditjes

Piloti finlandez Valtteri Bottas me Mercedes triumfoi sot në garën e Çmimit të Madh të Turqisë në Formula 1, zhvilluar në Stamboll, garë e zhvilluar në një pistë të lagur për shkak të shiut që ra gjatë pjesës së parë të garës. Në vendin e dytë u klasifikua holandez i Red Bull, Max Verstappen.

Të dy këta pilotë e nisën garën nga vija e parë e startit dhe e mbyllën në të njëtat pozicione. I treti u klasifikua Sregio Perez me makinën tjetër Red Bull, që la pas Charles Leclerc me Ferrari e Lewis Hamilton me Mercedes. Këta dy të fundit tentuan ta mbyllin garën pa ndërruar gomat, por në fund u dorëzuan.

Nga kjo garë, ai që fitoi më shumë është Verstappen, që rikthehet në krye të renditjes botërore. Tashmë holandezi ka 6 pikë më shumë se Hamilton në renditje. Për britanikun një garë e vështirë, pasi e nisi atë nga vendi i 11-të dhe e mbylli i pesti. Gjithsesi, kjo mbetet një garë e ëvshtirë për pilotët, ku gjithçka u kushtëzua nga gjendja e gomave.

Related posts

TOKIO 2020/ Nis Olimpiada, 204 shtete në betejë për medaljet

Delo.autor

PIKANTE SKOCI-SHQIPËRI/ Tifozë të ndarë dhe Balaj që kërkon ujë pas çdo…

Isa.Autor

NJË TJETËR GODITJE PËR “KATALANASIT”/ Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele

Delo.autor

Leave a Comment