Futboll Seria A Sport

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Juventus mposhtet nga Verona dhe zhytet në krizë

Juventus, në krizë totale.

Verona e ish-mbrojtësit bardhezi, Tudor, ka fituar 2-1 në shtëpi dhe i ka shkaktuar humbjen e radhës skuadrës së Allegrit.

Protagonisti i ndeshjet së luajtur në Bentegodit ka qenë Giovanni Simeone, autor i dy golave të vendasve në minutën e 11-të dhe 14-të.

Juventus është zgjuar në pjesën e dytë, por goli ka ardhur vetëm në minutën e 80-të falë një goditje të bukur të McKennie.

Sulmet e Zonjës kanë qenë të vazhdueshme në minutat e fundit, duke shkruar shumë afër golit të barazimit me Dybala, i shmangur nga një pritje e  mrekullueshme e Moontipo-s.

Juventus ka pësuar të paktën 15 gola në 11 javët e para të Serisë A për herë të parë që nga sezoni 1961/2, kur e mbylli kampionatin në vendin e 12-të.

Related posts

I ZHGËNJYER ME BARCELONËN/ Sulmuesi kërkon rikthimin në verë te skuadra e…

Delo.autor

SHIFRAT TË ÇMENDURA/ Mourinho në 25 muaj ka shpenzuar, aq sa Ferguson në…

Isa.Autor

Para 10 vitesh trajneri i Kroacisë shëtiste në Tiranë me xhinse “kaubojs” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment