Futboll Seria A Sport

HUMBJA NDAJ VERONAS/ Juventus në krizë rezultatesh, Allegri dhe klubi marrin vendimin

Juventus do të jetë e grumbulluar nga dita e nesërme deri të shtunën e ardhshme.

Vendimi është marrë pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Verona-s së Juric në Bentegodi, humbja e dytë radhazi në kampionat për bardhezinjtë pas asaj të pësuar në shtëpi kundër Sassuolo-s.

Janë katër në total humbjet e pësuara nga torinezët që, në 11 javë të kampionatit, kanë grumbulluar vetëm 15 pikë.

Massimiliano Allegri, në marrëveshje me klubin, do ta mbajë të gjithë grupin të grumbulluar nga e hëna deri të shtunën, dita kur Juventus do të presë në Allianz Satdium Fiorentina-n për javën e 12-të të Serisë A.

Në mes të grumbullimit, të martën në mbrëmje do të jetë edhe sfida e Champions League kundër Zenit-it. Gjatë grumbullimit, bardhezinjtë do të qëndrojnë në JHotel.

Related posts

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Ylli i Juventusit dëmtohet në stërvitje, ja sa rrezikon

Delo.autor

Finalja e Kupës së Botës është “made in Spanja”: Plot 11 lojtarë vijnë nga La Liga (FOTO)

Isa.Autor

OZIL “DRIBLON” KRITIKËT/ Jam gjerman kur fitojmë dhe emigrant kur humbim

Isa.Autor

Leave a Comment