Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“MË ERDHI KEQ PËR STRAKOSHËN”/ De Biasi nga Beogradi: Nëse Sarri është babai i Hysajt, unë jam gjyshi

Xhani De Biazi kthehet sot përsëri në Beograd, një qytet i cili në njëfarë mënyre i ka shënuar karrierën si trajner. Me Shqipërinë ai përjetoi një nga netët më të çuditshme të futbollit botëror në këtë qytet, por sot do të jetë atje në pankinën e Azerbajxhanit e padyshim ndaj Serbisë nuk do të përjetojë të njëjtën armiqësi nga shkallaret e stadiumit.

Detyra e tij do të jetë të tentojë në mrekulli që me Azerbajxhanin duket shumë e ëvshtirë, ndaj edhe fokusi i mediave italiane sot në intervistat me të nuk ka qenë aq te ajo që do të bëjë me ekipin aktual, por si e sheh Serinë A, apo një opionin për shqiptarët që aktivizohen në kampionat, të cilin ai i njeh mirë.

De Biazi ka folur në intervistën për “TMW” për dy prej tyre në veçanti, Elseid Hysajn dhe Thomas Strakoshën, të cilët debutuan me ngjyrat kuqezi pikërisht nën drejtimin e teknikut, .

“Alternimi i portierëve nuk ndihmon. Mendoj se Strakosha është një lojtar me cilësi, me mundësi përmirësimi ende shumë të mëdha pasi është i ri. Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë i kujdesshëm dhe i mbarë, me një stil funksional mes shtyllave. E pashë edhe unë gabimin që bëri ndaj Gallatasarajit dhe më erdhi shuëm keq për të, por gabimet janë pjesë e lojës.

Hysaj? Nëse Sarri është babai i tij, unë jam gjyshi (qesh). Elseidi u përfshi shumë mirë në Romë, njeh trajnerin Sarri dhe ka moshën e duhur për të luajtur në një pjacë të rëndësishme siç është Roma”, tha ai për futbollistët që janë pjesë të Lacios.

Related posts

NUK KA FAJ ZE MARIA/ Gjendet shkaku i humbjes së DERBIT. Tek TIRANA lojtarët janë…(FOTO)

Isa.Autor

SHEFFIELD-TOTTENHAM/ VAR “shtang” Spursat dhe Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Josa merr një lajm të mirë dhe një të keq

Delo.autor

Leave a Comment