Bundesliga Futboll Sport

KUPA E GJERMANISË/ Gladbah mposht dhe eliminon me “MANITA” Bayern Munich

Eliminim dhe turp! Bayern Munich – kampionia e Gjermanisë – sot i ka dhuruar tifozëve të saj një shfaqje që nuk do të harrohet gjatë. 5-0 në fushën e Gladbah dhe jashtë kompeticionit.

Të masakruar 3-0 në 21 minuta në pjesën e parë, në të dytën Embolo me dy gola ka vendosur kapitullimin…

Hera e fundit që Bayern pësoi pesë gola në një ndeshje ishte humbja 5-1 kundër Frankfurtit në nëntor 2019. Trajneri i Frankfurtit atë ditë? Bosi aktual i Gladbach, Adi Hütter…

Dhe kështu, humbja e sotme e turpshme në Kupën e Gjermanisë dhe si pasojë eliminimi, ka ardhur në mënyrën më të shëmtuar.

Sepse Bayern në Kupë duket se po koleksionon poshtërime, si Holstein Kiel (kategoria e tretë)

Humbja 0-5 e Bayerns kundër Gladbach i jep fund serisë së dytë më të gjatë të golave ndonjëherë, pasi Bayern kishte shënuar 85 ndeshje radhazi më parë…

Related posts

KUQEZI që në FËMIJËRI/ Shikoni si ka qenë i vogël TALENTI më i ri i MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

Liverpool interesohet për gjermanin që ktheu Sane në shtëpi

Isa.Autor

RROCA E ABAZAJ DEBUTOJNË NË TURQI/ Sulmuesi vjen nga stoli dhe bëhet protagonist te goli i skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment