Futboll Sport

REALIZOI TRIPLETË NDAJ BOLIVISË/ Messi është një legjendë, arrin rekordin unik në Amerikën e Jugut

Pasi me tripletën e realizuar kundër Bolivisë më 10 shtator ai kaloi edhe legjendën braziliane Pele, për gola të realizuar në eliminatoret e një Botërori, Lionel Mesit i ka mjaftuar një gol i vetëm ndaj Uruguait për t’u shndërruar në një legjendë.

Kapiteni dhe numri 10 i Argjentinës ka prekur kuotën e 80 golave me përfaqësuesen, diçka që nuk ka mundur ta bëjë asnjë futbollist amerikano-jugor në historinë e futbollit të këtij kontinenti.

Nëse “Pleshti” pritet që ta thellojë edhe më shumë në vazhdim këtë numër, i vetmi që mund ta ndjekë dhe të rrezikojë këtë rekord historik të Mesit është shoku i tij te PSG-ja, Nejmar, i cili deri më tani numëron 68 realizime me përfaqësuesen e Brazilit.

Madje, duke mbetur te Leo, në ndeshjen ndaj Uruguait një video u bë virale, teksa në aksionin e golit të Lautaro Martinezit, ai u rrethua nga 7 futbollistë uruguaianë, por gjithsesi 34-vjeçari e gjeti korridorin për të pasuar topin dhe për të dërguar shifrat në 3-0.

Related posts

“I THASHË JO INTERIT”/ Leao rrëfen prapaskenën e bujshme: Doja vetëm Milan-in

F.autor

Tronditet bota e futbollit, ish-mesfushori i Çelsit pëson infarkt

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment