Futboll Sport

GJIMSHITI GATI KUNDËR RONALDOS NË CHAMPIONS LEAGUE? Gasperini jep lajmin e mirë

Atalanta do të luajë të martën ndeshjen kundër Manchester United në Champion League. Një sfidë e rëndësishme kjo për “bergamaskët”, që do të luajnë kundër një skuadre të etur për fitore, që në gjirin e saj ka lojtarë të mëdhenj.

Te skuadra e Atalantës është aktivizuar si titullarë edhe berat Gjimshiti, i cili gëzon edhe simpatinë e trajnerit Gian Piero Gasperini.

Pas ndeshjes kundër Lacios tekniku i Atalantës u pyet edhe për lojtarët e dëmtuar, ku mes tyre është edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptarë, Berat Gjimshiti.

“Jam duke menduar për Gjimshitin. Në thelb, ai nuk kishte problem me muskujt dhe po punon vazhdimisht. Me mbrojtjen e duhur (një mbajtëse në krah) mund të rikthehet”, shprehet Gasperini.

Një lajm i mirë ky edhe për kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës, që do të ketë gati një nga mbrojtësit më të mirë të saj.

Kujtojmë se Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen kundër Hungarisë, ku u detyrua të linte edhe fushën e lojës. Me operimin në krahun e majtë u mendua se do mungonte më shumë se 1 muaj.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Zidane kundër Klopp, vetëm njëri mund të shkruajë historinë në Kiev

Sadik.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK BRAZILI/ Dëmtohet edhe futbollisti i Barcelonës, ja sa do mungojë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Jo vetëm Sasuolo, mesfushori Bajrami kërkohet me ngulm edhe nga “gjiganti” turk…

Delo.autor

Leave a Comment