Futboll Sport

NGA MESSI TE MBAPE E NEYMAR/ Poçetino: Kur Leonardo më tha për Mesin, kujtova se bënte shaka

Mauricio Poçetino nuk e kupton të gjithë zilinë që klubet e tjera të mëdha kanë kundrejt PSG-së dhe kanë nisur të aludojnë se po punon pistë me buxhetin. Përkundrazi, trajneri i skuadrës franceze ka dalë në kundërsulm, në një intervistë për spanjollen “Marca”, në të cilën saktëson: “Nuk po bëjmë absolutisht asgjë jashtë rregullave.

Madje, mes skuadrave të mëdha të kontinentit jemi nga ato që kanë shpenzuar më pak në merkaton e verës që lamë pas, duke qenë se kemi bërë 4 blerje me parametër zero. Madje, unë ftoj autoritetet që të nisin të kontrollojnë pikërisht bilancet e klubeve që na akuzojnë ne, sepse ndoshta mund të gjejnë diçka…”, bën hyrjen e tij Poçetino.

Mbape – Ndërkohë, një tjetër temë e nxehtë që argjentinasi kërkon të sqarojë, përpara ndeshjes së mbrëmjes së sotme në Paris kundër Onzherit, e cila prek situatën e paqartë lidhur me Kilië Mbapenë, është kontrata e futbollistit që skadon në 30 qershor 2022. “Mbape është shumë i qetë. Personalisht nuk kam asnjë dyshim kundrejt profesionalitetit të tij, pasi Kilië është mjaft i rritur për të menaxhuar situata të tilla.

Duke jetuar çdo ditë me lojtarin, unë di të them se ai është jo vetëm e ardhmja e futbollit, duke parë potencialin e tij madhështor, vetëm në moshën 22-vjeçare, por në të njëjtën kohë, deri më 30 qershor 2022 ka kohë të mjaftueshme që Mbape të ndryshojë mendje dhe të vendosë të rinovojë me ne. Klubi i ka hapur të gjitha mundësitë dhe unë kam besim. Por, sido që të shkojë, nuk kam dyshimin më të vogël se deri në fund të sezonit ai do të japë jo 100, por 200 për qind nga vetja”.

MESI E NEJMAR – Në pritje për të parë në aksion Leon më të fortë të mundshëm, Mauricio Poçetino tregon prapaskenën, kur tratativa nisi. “Kur e gjithë bota mësoi për problemet e Mesit me Barcelonën, papritur më bie telefoni. Ishte Leonardo që më pyet: ‘Mauricio, kam në dorë Mesin. Të pëlqen apo jo?’ Unë mendova se po tallej, por më pas flisnim çdo natë së bashku, derisa erdhi edhe firma.

‘Mesi për ‘Top të Artë’’? Pa u menduar fare them ‘po’. Leo e meriton çdo vit, por nëse do të më duhej të zgjidhja podiumin e sivjetshëm do të thosha Mesi, Levandovski për morinë e golave dhe Ronaldo, i cili është i mahnitshëm për mentalitetin, pasionin dhe dashurinë që ka për futbollin.

Nejmar pak i lumtur? Jo, aspak. Ai ka folur me Leonardon dhe ka sqaruar shumë gjëra, pasi rreth tij duket sikur gjithmonë ngrihen pakënaqësi të kota, por ndërkohë është gjithmonë e kundërta. Favorit për Ligën e Kampioneve? Ai që kërkon të fitojë Champions-in duhet ta përjetojë këtë trofe si një ëndërr, jo si një detyrim. Ndryshe nuk e fiton dot kurrë”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Related posts

DEL E VËRTETA/ E “pështyu”në fytyrë, futbollisti italian gjen FAJTORIN, e bëri sepse…

Isa.Autor

Sampaoli: Për Messi-n është si një pistoletë e drejtuar në kokën e tij

Sadik.Autor

Europa League/ Atletico shënon gol ndaj Marsielles

Sadik.Autor

Leave a Comment