Futboll Seria A Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milan mposht Atalantën dhe ngjitet në vendin dytë

Milani e ka mposhtur 3:2 Atalantën në një ndeshje të çuditshme, duke përfituar nga gabimet trashanike të skuadrës bregamase në mbrojtje për ta vazhduar ecurinë e mirë në Serie A.

Davide Calabria e kaloi Milanin në epërsi pas vetëm 30 sekondave lojë, duke e shfrytëzuar një gabim trashanik të portierit Juan Musso për ta futur topin në portën boshe.

Sandro Tonali e dyfishoi epërsinë e kuqezinjve në minutën e 45-të, pasi e vodhi një top në mbrojtjen vendase për ta mposhtur portierin me një goditje të bukur nga cepi i zonës.

Goditjen e fundit Atalantës ia dha Rafael Leao kur shënoi gol të bukur në cepin e majtë të Mussos pas një kundërsulmi vrastar të skuadrës së Stefano Piolit.

Duvan Zapata e zgjoi Atalantën nga gjumi kur shënoi golin e parë në minutën e 86-të, duke realizuar nga penalltia.

Skuadra e Gian Piero Gasperinit shënoi edhe një herë në minutën e 93-të, Mario Pasalic e realizoi nga afërsia, por ishte tepër vonë për një rikthim ëndrrash për bergamasit.

Falë kësaj fitoreve, e gjashta nga shtatë ndeshje, Milani kthehet në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se lider Napoli dhe dy më shumë se Interi në vendin e tretë.

Atalanta, që e pësoi humbjen e dytë në ligë, renditet e teta me 11 pikë.

Related posts

KA THËNË “PO” ME INTERIN/ Conte projekton “Zikaltërit e ri”, Ikardi do të “dëbohet” tek…

Delo.autor

LIVE/ Asani vendos baraspeshën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Isa.Autor

Anthony Joshua harron Wilder, gati marrëveshja me Alexander Povetkin

Sadik.Autor

Leave a Comment