Futboll Sport

SKANDALI/ Prezantimi i “EURO 2024”, UEFA fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi (VIDEO)

UEFA ka publikuar sot logon e re të Euro 2024 dhe e ka bërë me një skandal të shëmtuar. Nuk dihet se si dhe pse, por në hartën e UEFA-s, Kosova ka përfunduar e bashkuar me Serbinë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin. Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Harta

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa nëj ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera. Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë. /PanoramaSport/

VIDEO

Related posts

E FUNDIT/ Messi kërkon largimin e Valverde, zgjedh trajnerin e ri të Barcelonës

F.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Flet policia amerikane: RONALDO s’është i pandehur, as nën…

Isa.Autor

“TEK “UJQËRIT E DËBORËS” NDIHEM MIRË”/ Rrëfehet mesfushori Taipi: Ndaj Tiranës luajmë për…

Delo.autor

Leave a Comment